leoni

Ukraina dhe Rusia janë pranë arritjes së një marrëveshje për çështjet kritike

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë të ditur se në Ukrainë po luftojnë edhe mercenarët shqiptarët kundër Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar disa statistika zyrtare, që tregojnë për  numrin e luftëtarëve të huaj që kanë shkuar në Ukrainë dhe po luftojnë atje me vendasit, kundër pushtimit rus. Duke iu referuar statistikave, nga Shqipëria kanë shkuar për të luftuar  në Ukrainë prej 24 shkurtit kur nisi dhe lufta, 150 luftëtarë. Nga këta, 42 raportohet se janë eleminuar, 40 janë deportuar dhe 68 të tjerë vazhdojnë të jenë akoma në Ukrainë. Nuk dihet sa të sakta dhe të besueshme janë këto shifra, pasi autoritetet në Shqipëri nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për shtetas që janë deportuar nga Rusia, të cilët janë angazhuar në luftë. Edhe më herët ministri i Jashtëm Lavror ka thënë se “mercenarë nga Ballkani po luftojnë në Ukrainë.” Po të kishin shkuar kaq luftëtarë shqiptarë në Siri për të luftuar kundër kriminelit Bashar al Assad, do të ishte zhvilluar fushatë  e egër kundër tyre dhe të gjithë myslimanëve. Si duket me rastin e Ukrainës nuk po përmendet e dhëna se shqiptarët e kanë të ndaluar me ligje të marrin pjesë në luftëra jashtë Kosovës, ose ndoshta Ukraina bën përjashtim, pavarësisht se Vladimir Zelenskij në bisedë me Edi Ramën nuk e përmendi as emrin e Kosovës se lerë më të bisedojë për ta pranuar pavarësinë e  saj.

Kontrolloni gjithashtu

Nën patronatin e kryeministrit Haradinaj sot bëhet rivarrimi i heroit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit, Hazir Malaj

Më 9 maj të vitit 1998, kanë rënë Komandanti i Logjistikës së UÇK-së, Ilir Konushevci dhe mjeku i luftës, Hazir Mala

Më 9 maj të vitit 1998, në një pritë të organizuar nga trafikantët e armëve, …