Albin Kurti - Lezhe

Albin Kurti pranon më në fund se është Kushtetuta e Kosovës ajo që nuk e lejon bashkimin me Shqipërinë

Gjatë vizitës në qytetin e Lezhës me rastin e 577 vjetorit të Besëlidhjes, kryetari i Vetëvendosjes pranoi se  bashkimi kombëtar është “dëshirë e shqiptarëve” dhe “intencë e historisë”, por Kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie në nenin 1.1 me nenin 1.3. Neni 1.1 thotë që Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik e neni 1.3 na ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, Pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, siç është Shqipëria, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrim të llojit tjetër siç është ai evropian. Në Kosovë, kur s’kemi ligj për referendum dhe kur s’e ndryshojmë dot Kushtetutën tregon që duhet të bëjmë më shumë punë e do të kalojë ca kohë deri të arrijmë në atë pikë, por padyshim ajo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, tha Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika dhe Bashkimi Evropian presin që më së largu sot të arrihet një marrëveshje për qetësim të situatës në veriun e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian presin që sot  të arrihet një marrëveshja …