Albin Kurti sërish në Greqi për herën e dytë brenda një periudhe relativisht të shkurt

Kryeministri,  Albin Kurti.  po qëndron për herën e dytë, në Greqi, brenda një periudhe relativisht të shkurtë. Në korrikun e vitit të kaluar qëndroi plot një javë në Greqi. Ai ka udhëtuar sot sërish në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi që do t’i zhvillojë punimet nga 6 deri më 9 prill. Gjatë një ekspedite dy javore nëpër evropë verën e kaluar, Kurti kaloi disa ditë në Greqi, më pas vizitoi Francën e në fund Belgjikën.  E sa ishte Kurti në Athinë, në Deçan u helmuan mbi 1500 qytetarë. Por kjo ngjarje e rëndë nuk ia ndërpreu vizitën shefit të qeverisë i cili e vazhdoi qëndrimin duke marrë pjesë në simpoziumin e mendimtarëve Symi i cili zhvillohej në një resort luksoz në rivierën greke. Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e kishte zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreu dhe kishte  falënderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e Kurtit dhe familjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …