Albin Kurti thotë se Lëvizja Vetëvendosje që nga themelimi i saj vazhdimisht ka paraqitur alternativa

Albin Kurti thotë se Lëvizja Vetëvendosje që nga themelimi i saj vazhdimisht ka paraqitur alternativa

Me rastin e 14 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Liburn Aliu mbajtën një konferencë për media ku folën për rrugën e Lëvizjes, prej krijimit të saj në 2005 e deri më sot. Aliu përmendi shkrimin e parullës ‘Jo negociata – Vetëvendosje!’ në murin e UNMIK-ut si aksionin e parë që hapi një valë të re të aktiviteteve të shumta politike në funksion të pengimit të proceseve të dëmshme që po i gatuheshin Kosovës asokohe. Kurse Kurti në fjalën e tij tha se kur çlirimi kishte mbushur 6 vjet dhe pavarësia po shtyhej prej vitit në vit, lindi Lëvizja Vetëvendosje!. 12 qershori është dita e çlirimit të Kosovës, por edhe ditëlindja e Lëvizjes sonë. Nga ajo kohë, përveç kritikës, Lëvizja ka paraqitur përherë edhe alternativa tha Kurti, duke përmendur fushatën për bojkotimin e produkteve të Serbisë në Kosovë, që filloi në maj të vitit 2006, fushatën BLEJ SHQIP në shtator të vitit 2009 dhe fushatën ‘Duaje tënden’ për rritjen e konsumit të prodhimeve vendore në vitin 2011.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …