leoni

Albin Kurti thotë se parakushti për përparim shoqëror është aktivizimi i grave të shkolluara

Albin Kurti thotë se parakushti për përparim shoqëror është aktivizimi i grave të shkolluara

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se gratë janë më punëtore se burrat në luftë dhe më luftëtare në paqe prandaj iu duhet më shumë mbështetje. Në një aktivitet ku është diskuar programi i këtij lëvizje, Kurti ka folur për emancipim dhe barazi gjinore, duke thënë se është i lumtur që sot janë bashkë për ta theksuar kontributin dhe rëndësinë e grave për Kosovën. Kurti ka theksuar se nevojitet aktivizim i grave. “Ne themi le t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe të shkollojmë gratë aktive, ky është parakushti për përparim shoqëror”. Ai ka thënë se pabarazitë gjinore në shoqërinë dhe institucionet kosovare duhet kritikuar, kundërshtuar dhe luftuar. Po ashtu, Kurti ka folur edhe për korrupsionin duke shpalosur planin e tij në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …