leoni

Kryeministri Kurti: Epopeja e UÇK-së ndryshoi popullin dhe historinë sepse kishin vënë shtetin mbi familjen

Albin Kurti: Njerëzit nuk duan ta japim veriun për bashkim kombëtar

Kryetari i Vetëvendosje dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër, Albin Kurti, konsideron se  populli nuk do ta jap veriun e vendit për bashkim kombëtar. “Rënia e dëshirës për bashkim vjen nga ideja e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkim kombëtar. Në Kosovë ka shumë politikanë që flasin për shkëmbim duke hequr dorë nga veriu. Në Serbi nuk ka asnjë politikan që flet për falje territori”, shprehet Kurti. Ndërkohë Kurti  shprehet se Lëvizja Vetëvendosje, nuk e ka ndryshuar pikëpamjen për bashkim por vetëm veprimin dhe drejtimin për të arritur deri te ajo. “Ne nuk heqim dorë, konceptin nuk e kemi ndryshuar, mënyrën dhe strategjinë po, sepse  kemi bërë edhe në llogari politike. Ne kohët e fundit kemi theksuar atë që dihet më pak; nuk konsiderojmë që shqiptarët janë të varfër e të papunë për shkak të kulturës së Shqipërisë, ose prej pasjes ose mospasjes, por për shkak të modelit të gabuar politik. Kemi rimarrë një ide të braktisur, nuk është e jona, bashkimi kombëtar na bën ne më shumë se ne e bëjmë në atë, ai na bën ne dhe ne e përbëjmë atë”, ka thënë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …