Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marr vendim për anulimin e provimit për noternë

Albulena Haxhiu beson që nuk do të ketë mospajtim me LDK-në për dialogun me Serbinë

Albulena Haxhiu beson që nuk do ta kenë mospajtim me LDK-në për dialogun me Serbinë. Ajo thotë se me LDK-në kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë si opozitë. Besojmë se do ta kemi të lehtë edhe tani të merremi me dialogun. Nuk shoh që ka ndonjë vështirësi për t’u marrë vesh për dialogun, për sa kohë që marrëveshja për ‘Zajednicën’ është rrëzuar nga Kushtetuesja. Përgjegjësia për dialogun i takon Qeverisë. Ne do të kemi bashkërendim me Kuvendin. Kushtetuesja e ka theksuar qartë se cili është roli i Presidentit, por ish-kryeministri Haradinaj theksonte se unë nuk merrem me çështje të tilla, dhe këtë ia la në dorë presidentit Thaçi. Nuk shoh që kemi ndonjë obligim kushtetues që të dakordohemi me presidentin për dialogun me Serbinë. Ajo tha tutje se do të rishqyrtohen të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë. Sipas saj, masa e reciprocitetit do ta zëvendësojë tarifën 100% ndaj mallrave serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …