Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu: Duhet një politikë dhe një qasje të re me Shqipërinë për bashkëpunimin e shqiptarëve në rajon

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po kërkon hartimin e një politike të re për bashkëpunimin më të madh me Shqipërinë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon. Gjatë një tribune të organizuar sonte në platformën online Zoom, me rastin e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ajo tha se nuk ka një platformë të qartë për vazhdimin e bashkëpunimit të shqiptarëve në rajon, duke pasur parasysh se të drejtat e tyre po shkelen në vazhdimësi. “Shqiptarët në Mal të Zi dhe Serbi janë nën mëshirën e këtyre vendeve, pasi që ata vazhdojnë të diskriminohen. Nevojitet një politikë e re dhe një qasje të re me Shqipërinë për bashkëpunimin e shqiptarëve në rajon”, theksoi Haxhiu. Besëlidhja e Lezhës shënon një hap përcaktues përpara në historinë kombëtare për bashkimin e tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare por edhe ofron frymëzim për nisma të tjera në të ardhmen, po aq të rëndësishme.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …