Haxhiu: Tani mërgimtarët duhet të vijnë fizikisht në Kosovë nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

Albulena Haxhiu: Ne sot dorëzuam emrin e mandatarit, është radha që LDK të tregojë se e do vërtetë ndryshimin

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk ka shkuar sot të kryetari i vendit, Hashim Thaçi për t’u dekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme. Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, ka thënë se jo më vonë se 15 ditë, kandidati i kësaj partie duhet të paraqesë përbërjen e Qeverisë para Kuvendit. Ajo në rrjetin social shkruan se këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve. “Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti. Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, shkruan Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …