Behxhet Pacolli

Aleanca Kosova e Re, në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore, mbajti tubim me qytetarë në Vushtrri

Në praninë e shumë qytetarëve e përfaqësuesve të AKR-së, nënkryetarja e degës së AKR-së në Vushtrri, Arta Haxhaj, ka thënë se AKR-ja në Vushtrri ka bërë gjithmonë punë të përkushtuara, duke treguar mobilizim i cili ka rritur besimin e qytetarëve në AKR-në dhe presidentin Pacolli si lider, me sukseset e të cilit krenohen të gjithë shqiptarët. Kryetari  Behxhet Pacolli, duke falënderuar të gjithë atë që e kanë mbështetur dhe po e përcjellin në këtë rrugëtim të tij, ka thënë se partia të cilën ai e udhëheq ka qenë shembull për partitë e tjera, me idetë të cilat që nga viti 2007 kur i ka prezantuar AKR-ja, gjejnë vend edhe sot. “Mënyra e re, mënyra moderne e ekonomisë është ajo të cilën Kosova absolutisht duhet ta fillojë. Tani është koha. E kam fjalën për fillimin e erës së globalizimit. Globalizmi dominon sot botën dhe krijon mundësi punësimi dhe ngritjen e zhvillimit ekonomik e ngritjes së vetëdijes së njerëzve. Programi i AKR-së koncentrohet aty, në dy shtylla: ta kthejmë ekonominë e Kosovës sa më shpejt që ajo të jetë pjesë e ekonomisë globale dhe industria e shërbimeve. Shteti ynë është shteti ideal, rinia jonë aktive dhe e shëndoshë është e gatshme  t’i hyjë edhe kësaj sfide dhe të jap shërbime globale”, ka thënë Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …