Brickos

Deri dje në adresë të KQZ-së kanë arritur 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime të votuesve nga diaspora

Deri dje në adresë të KQZ-së kanë arritur 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime të votuesve nga diaspora

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në vendet evropiane që nga 19 shtatori kanë filluar të votojnë përmes postës për të preferuarin e tyre për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Deri dje, në adresë të KQZ-së kanë arritur 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Elezi ka thënë se numërimi i këtyre votave bëhet në QNR, pas ditës së zgjedhjeve. “Periudha e votimit përmes postës po vazhdon. Deri më 1 tetor kemi pranuar 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime. Numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara”, ka thënë Elezi. Ai ka shtuar se fletëvotimet nga diaspora do të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor 2019. Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869. Ndërkaq të premten përfundon edhe fushata 10 ditëshe e partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …