Aleanca: Zhvillimet për Presidentin po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja

Aleanca, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve të Degëve, ku është diskutuar për organizimin e brendshëm të partisë, aktivitetin politik dhe zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë te procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Në qëndrimin e saj, AAK ka vlerësuar se situata e krijuar rreth zgjedhjes së Presidentit tregon, sipas saj, se synimi i pushtetit është dërgimi i vendit në zgjedhje të reja. Aleanca ka adresuar kritika edhe ndaj qeverisjes aktuale, duke e akuzuar për keq menaxhim të sektorit energjetik, rritje të varësisë nga importet dhe furnizim me produkte e barna nga Serbia. Sipas AAK-së, politikat e tilla kanë dëmtuar bizneset vendore dhe ekonominë e Kosovës. Aleanca ka kritikuar gjithashtu pushtetin për, siç thotë, përçarjen e qytetarëve dhe krijimin e një klime të pafavorshme politike e ekonomike, duke vlerësuar se një qeverisje e tillë nuk duhet të vazhdojë të udhëheqë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 220 kërkesa për vetëm 80 ulëse, ja si do të ndiqet aktgjykimi më 16 shtator

Mbi 220 persona kanë kërkuar të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit më 16 …