Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Unë nuk do të hesht dhe do të mbroj Kosovë siç di dhe mundem

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për Kosovën duke thënë, se ai e mbrojti Kosovën më mirë se të gjithë politikanët para tij, teksa shtoi se do të vazhdojë edhe më tutje ta bëjë këtë. “Gjatë qeverisjes së tyre, 90 vende njohën pavarësinë e Kosovës, ata vetëm heshtën për këtë. Unë nuk do të hesht dhe do të mbroj Kosovë siç di dhe mundem”, citohet të ketë thënë ai. Vuçiq tutje deklaroi se nuk ka asnjë “non-paper” me kërkesën për njohjen e Kosovës, por ajo që ekziston dhe ato që ai pret janë “presione të rënda” dhe bashkimi i forcave të Uashingtonit dhe Brukselit. Ai tutje foli edhe për letrën e Biden duke shtuar se ajo letër nuk duhet nënvlerësuar, pasi Biden është një njeri shumë inteligjent.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …