Aleksandër Rusakov: Rusia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Aleksandër Rusakov: Rusia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

Akademiku rus Aleksandër Rusakov, në një intervistë për “Top Chanell” ka deklaruar se Rusia duhet ta njohë patjetër Kosovën. Ai ka qëndruar në Tiranë me ftesë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës në një konferencë shkencore për shkrimtarin Ismail Kadare, Rusakov. Duke qenë  njohës shumë i mirë i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe, Rusakov deklaroi se nuk ka asnjë arsye që Rusia të vazhdojë të mos e njohë shtetin e Kosovës. “Kjo duhet të bëhet patjetër dhe nuk mund të ketë më hezitime”, tha Rusakov një studiues i zellshëm, i gjuhës, historisë  dhe kulturës shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …