Kurti

Shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit, tha Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, sot në Kuvendin e Kosovës ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit. Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, medikamenti,  dhe as nuk ka pasur probleme psikike për të ardhur deri tek vetëvrasja. Madje, Kurti thotë se Dehari nuk ishte as i dënuar as i akuzuar, por vetëm një i paraburgosur, gjë që sipas tij nuk mund të çojë një njeri të kryejë vetëvrasje, përveç se në Rusi. Kurti ka shtuar se në kohën kur po dështonte procesi sipas tij i montuar,  kundër Deharit dhe aktivistëve të VV-së , ndodhi rasti i vdekjes së Astritit. Ai ripërsëriti fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli i cili asokohe iu kishte drejtuar deputetëve të opozitës: ‘Kujdes se po e vrani vetën”.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …