leoni

Aleksander Soros: Europa duhet të pranojë që vuan nga albanofobia

Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill”, shkruan Alexander Soros, djali i George Soros – filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur pas refuzimit që morën Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut për negociatat në BE. “Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionarit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkan  por edhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Erdoğan: Fitorja e Çanakkalesë, është një sagë nderi, pasi mposhti ushtritë më të përparuara e më të forta të kohës

Erdoğan: Fitorja e Çanakkalesë, është një sagë nderi, pasi mposhti ushtritë më të përparuara e më të forta të kohës

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, tha se Fitorja e Çanakkalesë, është një sagë nderi, …