Aleksander Vuçiq përmes telefonit u thotë banorëve serb të Banjës se nuk mund t’i vizitojë ata

Aleksander Vuçiq përmes telefonit u thotë banorëve serb të Banjës se nuk mund t’i vizitojë ata

Kryetari i Serbisë, Alekander Vuçiq, i është adresuar banorëve të fshatit Banjë përmes telefonit pasi që nuk u lejua ta vizitojë këtë fshat. Ai u ka thënë atyre se nuk mund t’i vizitojë sepse nuk dëshiron që t’i rrezikojë jetët e tyre. “Nuk është mundësuar vizita ime atje, dhe aq më shumë nuk dua t’ua rrezikojë jetën tuaj”, citojnë mediat serbe t’u ketë thënë Vuçiq banorëve të Banjës. Kujtojmë se pavarësisht që kryetari serb iu revokua leja për ta vizituar Drenicën, ai tentoi ta bëjë një gjë të tillë mirëpo u ndalua nga Policia e Kosovës. Sipas raportimeve, Vuçiq tanimë ka marrë rrugën për në Mitrovicë.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …