Ali Ahmeti përkujton Dëshmorët e Kombit: Sakrifica e tyre mbetet frymëzim i përhershëm për lirinë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, përmes një aktiviteti përkujtimor të zhvilluar në fshatin Dollogozhdë të Strugës. Në këtë aktivitet me karakter historik dhe kombëtar, janë bërë homazhe pranë vendprehjeve të disa figurave të njohura të rezistencës dhe veprimtarisë kombëtare, përfshirë Nuri Mazarin (Komandant Struga), Selman Seferin, Islam Veliun, Refajet Dervishin dhe Nuri Ametin -Capri. Ahmeti ka theksuar se kjo ditë përfaqëson një moment të rëndësishëm reflektimi dhe nderimi për ata që kanë kontribuar në lirinë dhe dinjitetin kombëtar, duke vlerësuar sakrificën e tyre si pjesë të pandashme të historisë së shqiptarëve. Sipas tij, kujtimi i dëshmorëve mbetet i gjallë dhe shërben si frymëzim i përhershëm për brezat e rinj, në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike. Në përmbyllje të mesazhit të tij, Ahmeti ka theksuar respektin dhe mirënjohjen për të gjithë ata që kanë rënë për lirinë e kombit shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …