Aliu: Rritja e cilësisë në shërbimet komunale dhe bashkëqeverisja me qytetarët janë thelbi i funksionimit tonë politik

Aliu: Rritja e cilësisë në shërbimet komunale dhe bashkëqeverisja me qytetarët janë thelbi i funksionimit tonë politik

Në hapjen e fushatës zgjedhore të PDK-së në Ferizaj, janë prezantuar kandidatët për asamble komuna dhe kandidati për kryetar të komunës, Agim Aliu. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se qeverisa gjashtë vjeçare e PDK-së në Ferizaj, ishte më e suksesshmja dhe pa asnjë aferë korruptive. Derisa ka pyetur çfarë kanë bërë të tjerët pos vendnumërimit. Kreu i PDK-së tha se si në Ferizaj, por ehe gjithë Kosovën ka edhe shumë për t’u bërë. “Ajo çfarë i duhet Ferizajt dhe Kosovës, është zhvillimi ekonomik”, tha Veseli dhe shtoi se askush nuk mund të jetë më afër qytetarëve të Ferizajt, doktorëve, bizneseve, fermerit, pos Agim Aliut.

“Ky entuziazëm ka vetëm një adresë, ky entuziazëm ka vetëm një emër, ky entuziazëm ka vetëm një epilog, Agim Aliun, kryetari jonë, kryetari i Ferizajt. Pak ka qytet dhe komunë, ndoshta edhe në regjion, jo vetëm në Republikën e Kosovës, i cili për një kohë të shkurtë, ka arrit transformim kaq të madh, duke qenë nga një komunë, pothuajse gjysmë urbane, me rrugica të ngushta, me një zhvillim, me një ndërmarrësi të kufizuar, që transformohet në mënyrë kaq të fuqishme, sikurse komuna juaj, Komuna e Ferizajt, pikërisht falë shpirtit të ndërmarrësisë të ferizajlive”, tha Vesli.

Kurse kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizaj, Agim Aliu tha se PDK është adresa e vetme e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve. Ai tha se PDK këtë e ka dëshmuar gjatë qeverisjes së këtij qyteti, dhe u shpreh se duhet ndërhyrje urgjente në Ferizaj për të ndalë degradimin nga udhëheqja aktuale.

“Rritja e përhershme e cilësisë në shërbimet komunale dhe bashkëqeverisja me qytetarët janë thelbi i funksionimit tonë politik dhe dëshmia më e mirë për jetësimin e këtij parimi është Komuna e Ferizajt. Tashmë është e qartë për të gjithë qytetarët, se Partia Demokratike e Kosovës është promotore e vlerave qytetare, bashkëqeverisjes me dhe për qytetarët. Ne, në mandatet tona qeverisëse, kemi arritur që Ferizajn ta kthejmë në një komunë elitare, me shërbime efikase dhe zhvillim në të gjithë sektorët komunal”, tha Aliu.

Ai premtoi se do të udhëheq me dhe për qytetarin, pasi ka një platformë qeverisëse që do ta ngjallë Ferizajn. Aliu po ashtu premtoi investime të shumta në të gjitha sferat si dhe krijimin e fondit të punësimit, raporton KosovaPress.

 

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …