Eskperti amerikan, Alon Ben-Meir ka kërkuar nga Kosova të forcojë pozicionin e saj nëse dëshiron më shumë vëmendje ndërkombëtare. Ai në një postim në rrjetin social ka thënë se qeveria e Kosovës duhet të angazhohet në procese të cilat i takojnë kombi të ri, shkruan lajmi.net. Sipas tij, përderisa qeveria e Kosovës përfshihet në procese që nuk i takojnë, është sfiduese që të vazhdohet përpara në aspektin socio-ekonomik. “Por përderisa qeveria e Kosovës vazhdon të angazhohet në aktivitete që nuk janë në përputhje me atë që kërkohet nga një komb i ri që dëshiron të rritet dhe përparojë, ky është një problem”, ka shkruar ai. Sipas Ben Meir, përpjekjet politike nuk duhet ndalur asnjëherë nga akterët politik në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …