Alternativa: Sondazhi i fundit – PDK e para, AAK e dyta

Alternativa: Sondazhi i fundit – PDK e para, AAK e dyta

Sipas Qendrës për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, observator i matjeve të opinionit publik, në pyetjen drejtuar qytetarëve për “Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare 2017”, e cila ka realizuar sondazhin për partitë politike në Kosovë me një pyetje të vetme, drejtuar të anketuarve, se; Cilit subjekt politik në Kosovë do ti besonit, nëse zgjedhjet mbahen në mes të vitit 2017 për të tejkaluar krizën politike? Përgjigja ka rezultuar me rënie sasiore të dy subjekteve politike PDK dhe LDK, ndërsa AAK ka tejkaluar dyfishimin dhe VV ka shënuar rritje të theksuar, krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, ndërsa PDK edhe përkundër rënies, vazhdon të mbetet e para edhe pse vlerat numerike tregojnë rezultat më të ultë se në zgjedhjet e kaluara. Sipas një sondazhi të publikuar nga Qendra për Hulumtime Sociale Ekonomike Politike “ALTERNATIVA”, nëse zgjedhjet do të mbahen tani, do të kishim këto rezultuare: PDK – 24.6 %, AAK -22.7 %, LDK – 19.4 %, VV – 16. 3 %, NISMA – 4.2 %, AKR – 3.9 %, ALTERNATIVA 2.4 %, PD 1.8 % dhe Të tjera – 4.7. %,

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së mbështet protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të drejtën e gjuhës amtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur mbështetje të fuqishme për studentët shqiptarë …