Një tjetër mesazh i rëndësishëm për politikën shqiptare ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili u ka bërë thirrje për dialog partive politike në Shqipëri. Sipas tij zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen më 18 Qershor, siç e ka përcaktuar ligji. Për këtë arsye, Hoyt Brian Yee ka deklaruar se PD-ja duhet të marrë pjesë në zgjedhjet ndërsa inkurajoi partitë që të mos bojkotojnë Kuvendin. “Shqipëria do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje në, jo që t’i bllokojnë zgjedhjet.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …