Ministri Demolli priti zëvendës-ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee

Ministri Demolli priti zëvendës-ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee

Ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli, priti në takim zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Brian Yee. Në takim merrnin pjesë edhe zëvendësministri Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, kurse zotin Yee, e shoqëronin atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel, Jeffrey  H. Fisher dhe këshilltari ushtarak Joshua Rubin. Me këtë rast, Ministri Haki Demolli, në emër të Ministrisë dhe FSK-së e falënderoi zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Yee,  për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në, vlerësoi lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti  Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ministri Demolli e njoftoi z. Yee edhe me bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar, pjesëmarrjen e FSK-së në shumë trajnime me karakter rajonal, si dhe sukseset e arritura në garat ndërkombëtare. Gjithashtu ministri Haki Demolli, zotin Yee e njoftoi edhe për bashkëpunimin me DIRI-in në procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për  projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së. Zëvendës ndihmësi i Sekretarit Amerikan të shtetit për Çështje evropiane dhe euro aziatike, z. Hoyt Yee, falënderoi ministrin Demolli për pritjen dhe përcolli mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Jorn Rohde, ka shprehur domosdoshmërinë e hapave konkretë drejt sigurimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur domosdoshmërinë e hapave konkrete drejt sigurimit …