Partitë politike shqiptare e cilësojnë si të papranueshëm planin e VMRO-DPMNE për dalje nga kriza politike

Partitë politike shqiptare e cilësojnë si të papranueshëm planin e VMRO-DPMNE për dalje nga kriza politike

Partitë politike shqiptare e vlerësojnë si të papranueshëm planin e VMRO-DPMNE për dalje nga kriza politike në të cilën është thelluar Maqedonia. Artan Grubi, deputet i BDI-së, theksoi se në Maqedoni nuk ka pas asnjë ndërhyrje nga fqinjët, ndërsa deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare është rezultat i programeve zgjedhore të këtyre partive. “Sot jemi në rrethana ku VMRO-ja është opozitë, duhet të pranojë se është opozitë dhe t’i zhbllokojë proceset në Kuvendin e Maqedonisë që të mund të ecim përpara”, tha ai. Nga Lëvizja Besa deklaruan se VMRO-DPMNE-ja si shkaktare e krizës politike nuk është n137 zgjedhje për të ofruar alternativë për të dalë nga kriza, gjithashtu edhe  Aleanca për Shqiptarët vlerëson se oferta e Gruevskit ka për qëllim ta izolojë vendin dhe cenon marrëdhëniet me fqinjët.

Kontrolloni gjithashtu

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Irani i bëri thirrje Amerikës, Britanisë, Francës dhe Gjermanisë që të ndërpresin mbështetjen e tyre ndaj Izraelit

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Abulfazli Shekarhi i bëri thirrje Amerikës, Britanisë së …