Alush Gashi e fton Greqinë që ta njohë pavarësinë e Kosovën dhe të vendosë marrëdhëniet diplomatike ndër shtetërore

Alush Gashi e fton Greqinë që ta njohë pavarësinë e Kosovën dhe të vendosë marrëdhëniet diplomatike ndër shtetërore

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti për Politikën e Jashtme, Alush Gashi ka ftuar Greqinë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Gashi ka shkruar se pret që Greqia të vendosë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën. “Ne si Kosovë ftojmë për bashkëpunim të ngushtë Greqinë. Specifikisht ne ftojmë Republikën Helenike të Greqisë që formalisht ta njoh Kosovën dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike. Ne shpresojmë që liderët grekë të kenë mençurinë të lëvizin përpara”, ka shkruar Gashi. Ndërkaq, Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike më 1 shkurt, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”. Ministri izraelit tha se dëshiron që me Kosovën të bashkëpunojë në shumë fusha, përfshirë fushën e ekonomisë, të shëndetësisë e inovacionit. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Uashingtonit, për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të së cilës ishte edhe njohja nga Izraeli, dhe shtoi se Jerusalemi zyrtar do që Ballkani Perëndimor të jetë një rajon stabil. Ai po ashtu bëri të ditur se mëngjesin e 1 shkurtit ka miratuar kërkesën e Haradinaj-Stubllës që Kosova të hapë ambasadën në Jerusalem.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …