Fatmir Limaj: Më shumë se kurrë lufta çlirimtare është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm për të zbehur pastërtinë e luftës

Fatmir Limaj: Më shumë se kurrë lufta çlirimtare është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm

Kryetari i Nismes Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku tha se askush nuk mund ta zbehë luftën çlirimtare të UÇK-së. “Shenja e një kombi që është në rrugën e drejtë është simbolika e mirënjohjes. Një popull që nuk ka mirënjohje për të kaluarën e vet, ai rrezikon të ardhmen. Ai shtet ka telashe me ndërtimin e së ardhmes së vet. Më shumë se kurrë lufta çlirimtare e udhëhequr nga komandanti legjendar, e me mijëra ushtarëve i është ekspozuar sulmit të vazhdueshëm të gjithanshëm për të zbehur pastërtinë e luftës. Sa do sulme të qofshin asgjë nuk mund ta zbehë luftën dhe krenarin çlirimtare”, tha Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …