Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po e viziton Italinë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt këtij vendi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Pulia të Italisë me rastin e 30-vjetorit të eksodit të shqiptarëve drejt vendit fqinj. Gjatë fjalës së tij në këshillin Rajonal të Pulias, ku të pranishëm janë edhe ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio dhe kreu i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano, Rama e konsideroi Italinë si engjëllin mbrojtës të Shqipërisë. Rama nga aty theksoi se kanë ndodhur shumë ndryshime të mirën e Shipërisë gjatë 30 viteve. Kryeministri mori nga Emiliano çmimin mirënjohës “Rrënja e Pulias”, që i jepet vetëm puliezëve, por që kreu i Pulias theksoi se Rama është një puliez me shtetësi shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …