leoni

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE në Tiranë, reaguan ashpër lidhur protestën e dhunshme para Bashkisë së Tiranës

Ambasada amerikane dhe Delegacioni i BE në Tiranë, reaguan ashpër lidhur protestën e dhunshme para Bashkisë së Tiranës

Ambasada amerikane  dhe Delegacioni i BE në Tiranë kanë reaguar ashpër për protestën që mbajti sot opozita para Bashkisë së Tiranës. Ambasada amerikane  dhe Delegacioni i BE theksojnë se dënojnë përplasjet, ndërsa shton se në demokraci nuk ka vend dhuna. Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës. Në reagimi i Delegacionit të BE-së thuhet se ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore, thuhet në reagimin e Delegacionit të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …