Ambasada amerikane në Beograd: Zbardhja e vrasjes së vëllezërve Bytyqi mbetet prioritet sa i përket raporteve bilaterale me Serbinë

Zbardhja e vrasësve të vëllezërve Bytyçi mbetet prioritet sa i përket raporteve bilaterale me Serbinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd kanë thënë se zbardhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe mbajtja në përgjegjësi e autorëve të vrasjes mbetet prioritet sa i përket raporteve bilaterale me Serbinë. Ambasada e SHBA-së kërkon nga autoritetet serbe që të vendosin drejtësi për rastin dhe thonë se një krim i tillë nuk harrohet asnjëherë. “22 vjet kanë kaluar që kur tre amerikanët, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u zhdukën derisa po mbaheshin në paraburgim nga njësite speciale të policisë së Serbisë. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në lindje të Serbisë, nën kontrollin e njësisë së udhëhequr nga Goran Radosavljeviç – Guri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Rasti në fjalë sipas Ambasadës së SHBA-së ilustron nevojën urgjente që Serbia duhet të zgjidh hetimet rreth krimeve të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …