Ambasada e Amerikës në Kosovë i bën të ditur Qeverisë-Kurti, se pavarësia e gjyqësorit është themeli i demokracisë

Gjatë muajve të fundit, krerët qeveritarë  dhe militantët e Vetëvendosjes, kanë ndërmarrë një fushatë të ashpër  kundër  Gjykatës Kushtetuese, madje duke e  etiketuar si jo-kredibile e të korruptuar, pastaj edhe penguese të reformave në drejtësi. Më të zhurmshmit në këtë drejtim janë: Albin Kurti, Besnik Bislimi, dhe Albulenë  Haxhiu.  Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, nuk i ka komentuar konkretisht këto sulme, megjithatë, ka ritheksuar,  mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për institucionet e pavarura gjyqësore të Kosovës që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët. Po ashtu, Uashingtoni zyrtar e  shpreh  qartë se pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i demokracisë, dhe ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës për të promovuar dhe forcuar sundimin e ligjit”. Zëvendësi i Albin Kurtit Besnik Bislimi, Gjykatën Kushtetuesen e sulmoi dhe e denigroi një intervistë për “Radio Gorazdevcin”. Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar Gjykatën Kushtetuese si një prej institucioneve që po pengon jo vetëm reformën në drejtësi, por edhe në fusha të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …