Ambasada e Kosovës, në Vjenë, organizon takime elektorale për kryeministrin, Albin Kurti e ministren, Donika Gërvalla

Ambasada e Kosovës, në Vjenë,  ka njoftuar për një tubim të veçantë  elektoral që do të organizohet për Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësen e tij,  Donika Shvarc. Kjo ndodh  në një kohë kur këta po intensifikojnë aktivitetet e tyre elektorale pas caktimit të datës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Më parë  ata kanë realizuar vizita në Gjermani, ku mbajtën fjalime për diasporën shqiptare, në përpjekje për të siguruar mbështetje dhe vota për zgjedhjet e ardhshme. Kritikët kanë shprehur shqetësim mbi përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, duke e parë këtë si një shenjë të politizimit të ambasadave. Ndërkohë, mbështetësit e Qeverisë argumentojnë se kjo është një mundësi për të angazhuar dhe informuar diasporën shqiptare për programet dhe politikat e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami

Bedri Islami: Procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit i mbuluar nga paqartësi politike

Publicisti Bedri Islami ka analizuar procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke …