Ambasadorët amerikanë dhe gjermanë në BE kërkojnë qasje më serioze nga Kosova për dialogun me Serbinë

Në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, që u mbajt në Prishtinë, ambasadorët amerikanë dhe gjermanë i dërguan mesazhe të qarta Qeverisë së Kosovës, për  dialogun me Serbinë. Hovenier theksoi rëndësinë e një qasjeje më serioze ndaj dialogut. Ai përmendi ndryshimet që do të ndodhin si në qeverinë amerikane ashtu edhe në Bashkimin Europian, duke theksuar se ky është një moment vendimtar për të rishikuar se ku ndodhet procesi dhe si mund të avancojë. Njohja reciproke mbetet qëllimi kryesor për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Avio Orav, theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut është thelbësor dhe i kërkoi Qeverisë së Kosovës të përmbushë detyrat e saj. Ambasadori gjerman Rohde, përforcoi këto mesazhe duke theksuar rëndësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si një sinjal se Kosova ende angazhohet për marrëveshjen e Ohrit.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …