Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Bashkimit Evropian pritet të takohen me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha një ditë pas tensioneve të shtuara në selinë blu. Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha hyri një ditë më parë në selinë blu për të zhvilluar një mbledhje bashkë me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ai tha se anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të PD-së, të zgjedhur në Kuvendin e 11 dhjetorit do zhvillojnë mbledhje në shtëpinë e demokratëve, me qëllim diskutimin e problemeve të rëndësishme të të ardhmes. Sali Berisha tha se deputeti Basha deri më datën 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e kombit”.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …