Nicholas Abbott: Mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk është në interesin e askujt marr parasysh krizën ekonomike dhe pandemike

Abbot: Është më rëndësi që më shumë së kurrë më parë Kushtetuta të respektohet nga të gjithë akterët politikë

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott ka thënë se është më i rëndësishëm se kurrë respektimi i Kushtetutës nga politikanët në Kosovë. Një ditë pasi kryetari Thaçi dekretoi Avdullah Hotin për kryeministër dhe dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, Abbott ka thënë se të gjithë akterët politikë duhet të lejojnë gjykatën të kryejë punën e vet e të respektojnë vendimet. “Duke marrë parasysh lëvizjet e fundit politike, unë besoj se është më e rëndësishme se kurrë më parë që Kushtetuta, dhe proceset që i mbulon, të respektohen nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin edhe rolin e Gjykatës Kushtetuese të cilin duhet të jetë në gjendje ta luajë si e pavarur, pa frikë e favore, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar ai

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …