Isa Mustafa: Dekretimi i Avdullah Hotit për kryeministër është kushtetues dhe nuk mund të merret kjo masë

Isa Mustafa: Dekretimi i Avdullah Hotit nga kryetari Thaçi për kryeministër është kushtetues

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se dekretimi i Avdullah Hotit nga presidenti është Kushtetues. Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi se koalicioni me AKR-në, ende nuk është arritur. “Procesi është kushtetues dhe nuk mund të merret masa e pezullimit. Nëse merret vendimi nga kushtetuesja nuk do të lëvizim nga Kuvendi, por presim që ta merr vendimin në tërësi”, tha ai. “Me ARK nuk e kemi kryer por parimisht e kemi kryer që ata të jenë pjesë e koalicionit dhe do të bisedojmë se çfarë do t’i takojnë AKR-së”, tha Mustafa. Kurse i nominuari për kryeministër Avdullah Hoti tha se vetëm e kanë informuar kryesinë e kësaj partie dhe se ende nuk kanë vendosur se cilat ministri do t’i udhëheq LDK-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …