Ambasadori Abbott: Është e rëndësishme që të gjithë të ruhemi në këtë kohë të pandemisë

Ambasadori Abbott: Qeveria e re e Kosovës të ecë përpara bashkë me partnerët ndërkombëtarë

Në prag të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott thotë, se do të vazhdojnë të mbështesin pavarësinë e Kosovës duke punuar me qeverinë e re, nga e cila kërkon të ecë përpara me partnerët ndërkombëtarë. Diplomati britanez potencon, se përgjatë këtyre 12 vjetëve, Kosova ka zhvilluar institucione të pavarura, diçka që për shtetin prej nga ai vjen, thotë se është shumë e rëndësishme. Abbott thekson zhvillimi i institucioneve të pavarura është shumë i rëndësishëm për Mbretërinë e Bashkuar, që të vazhdojë të mbështesë Pavarësinë e Kosovës dhe integritetin e qeverisë. Ambasadori thotë se ekziston një marrëdhënie e ngushtë në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës që prej ndërhyrjes së forcave ushtarake britaneze 20 vjet më parë në Kosovë. Por, ajo që vërehet në vazhdimësi është mbështetja që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes të pjesëtarëve të saj./Kp/.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …