Ambasadori Abbott thotë se dënimi nuk është i plotë nëse nuk konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme

Ambasadori Abbott: Dënimet nuk janë të plota nëse nuk konfiskohet pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike kanë organizuar punëtorinë “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve” ku u tha se kjo dukuri është mjaftë prezentë dhe në Kosovë. Ambasadori Nicholas  Abbott theksoi se dënimi nuk është i plotë nëse nuk konfiskohet pasuria e paligjshme Abbott theksoi se dënimi nuk është i plotë nëse nuk konfiskohet pasuria e paligjshme. Ai tutje tha se shpreson se kjo punëtori do të shfrytëzohet si platformë e mirë për praktikë më të mira në hetim dhe ndjekjen penale të pastrimit të parasë. Kurse, Skënder Çoçaj kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovë tha se dukuria e pastrimit të parave është dukuri që po shënon rritje. Sipas tij, në rrafshin legjislativ Kosova e ka përafruar direktivat e BE-së në luftimin e kësaj dukurie të rrezikshme. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni potencoi se për sistemin sfida më e madhe që po ballafaqohen institucionet e Kosovës e posaçërisht sistemi i drejtësisë është krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe vepra penale që lidhen me pastrimin e parasë. Ai tha se do orientojnë të gjithë kapacitetin e tyre në luftimin e kësaj dukurie negative.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …