Thaçi

Hashim Thaçi: BE-ja po lejon një rrëmujë të re në Ballkanin Perëndimor për shkak se nuk po e lejon zgjerimin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në samitin, “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Miqtë e Evropës, ku ai  diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian, Kosovës dhe tërë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë janë në një udhëkryq të madh politik dhe historik.” “Nuk është hera e parë që jemi në një situatë të tillë: sfiduese, të ndërlikuar, madje edhe të rrezikshme. Por, do të duhej të ishte hera e fundit!”, ka shtuar ai. Strategjia për zgjerimin e Bashkimit Evropian i jep shtytje, sipas Thaçit, vendimtare synimit të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit për integrim në familjen evropiane, por ngjarjet që pasuan na përgënjeshtruan të gjithëve.  “Fuqia e butë” e Bashkimit Evropian karshi shteteve të Ballkanit Perëndimor është në zbehje e sipër. Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor po ballafaqohen me tendenca të prapakthimit në stabilizimin e demokracisë dhe po shohim rritje të nacionalizmit. Ballkani është bërë fushëbetejë gjeopolitike dhe në këto rrethana, shtyrja për më vonë e projektit të zgjerimit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, rishikimi i gjithë kësaj ndërmarrjeje, nuk është opsion, nuk është zgjidhje, nuk është shtegdalje. Në realitet, ky opsion është ftesë për rrëmujë të re në Ballkanin Perëndimor ka thënë mes tjerash, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …