Ambasadori anglez, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të Kuvendit dhe qeverisë së re

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të Kuvendit dhe qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Hargreaves u shpreh se funksionalizimi i institucioneve është thelbësor për Kosovën, si në aspektin e qeverisjes së brendshme ashtu edhe për avancimin e dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. Në mënyrë që Kosova t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe të angazhohet plotësisht në arritjen e përparimit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kosova është një partner i ngushtë dhe i çmuar i Britanisë së Madhe dhe mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë nën qeverinë e re, tha ambasadori britanik.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …