Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves viziton Qendrën Burimore për Persona të Pagjetur dhe premton mbështetje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, vizitoi Qendrën Burimore për Persona të Pagjetur në Prishtinë, ku diskutoi për nevojat dhe sfidat që përballen ata që kërkojnë të dashurit e tyre të zhdukur. Gjatë vizitës, drejtorit të qendrës, Bajram Qerkinaj, ai i premtoi mbështetje për çështjen e të pagjeturve. Mysafiri dhe nikoqiri shkëmbyen dhurata, duke përfshirë një fotografi nga takimi i tij  me mbretin Charles III, e cila emocionoi drejtorin e qendrës. Ambasadori Hargreaves njoftoi se do të takohet me mbretin në të ardhmen dhe do t’i tregojë për takimin me Bajram  Qerkinajn dhe sfidat e Kosovës. Pavarësisht se kanë kaluar 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende mbeten të zhdukur rreth 1. 600 veta.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …