Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, paralajmëroi pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura, në Ohër

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për marrëveshje ne arritur në mes të kryeministrit Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 mars në Ohër të Maqedonisë. Ai, me këtë rast ka veçuar rëndësinë e zbatimit të këtyre zotimeve, ndërsa ka theksuar se ka pasoja nëse nuk respektohen marrëveshjet e arritura. Në një intervistë për RTK ambasadori francez ka folur për pasojat që mund t’i presin palët që nuk respektojnë zotimet e marrëveshjes. Guerot theksoi se do e ndjekin me vëmendje respektimin e këtyre marrëveshjeve dhe natyrisht do ketë pasoja nëse nuk respektohen. Ne do ndjekim me vëmendjen respektimin e këtyre marrëveshjeve. Do të ketë pasoja nëse këto marrëveshje nuk respektohen, duhet ditur se ka qenë marrëveshja me e mirë e mundshme, jemi në rrugën drejtë normalizimit dhe synimi ynë është normalizimi i plotë. Nuk do të ndalem që ta sqarojë fjalë për fjalë çështjen e termave të përdorur, nuk ka asnjë ambiguitet apo dykuptimësi sa i përket zbatimit të Asociacionit”, ka saktësuar ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …