Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett shprehet magjepsur me bukuritë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett shprehet i magjepsur me bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett është duke u magjepsur me bukuritë natyrore të Kosovës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kosnett ka postuar një fotografi të ekipit të ambasadës gjatë një ekspedite në Leqinat në Grykën e Rugovës në Pejë. Kësaj foto Kosnett i ka mbështetur edhe një mbishkrim ku ka thënë se është një vend i mrekullueshëm për ecje. “Ekipi i Ambasadës është jashtë duke eksploruar Kosovën. Shikoni këtë fotografi nga një udhëtim i fundit në Leqinat, mbi Grykën e Rugovës, një vend i mrekullueshëm për ecje! #Peja #BeautifulKosovo”, ka shkruar Kosonett.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka …