Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha për Anadolu se votimi në Kosovë u zhvillua më 6 dhe 7 maj

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha për Anadolu se votimi në Kosovë u zhvillua më 6 dhe 7 maj

Në Kosovë u mbajt votimi  për shtetasit turq që jetojnë në këtë vend për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Turqi më 14 maj, raporton Anadolu. Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë pritur në radhë për të votuar para Ambasadës së Turqisë në Prishtinë nga ora 9:00, kur u hapën kutitë e votimit. Ambasadori i Turqisë  në Kosovë, Sabri Tunç Angjılı, bëri të ditur se të gjithë shtetasit turq që janë të regjistruar si votues të huaj mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike. Mendoj se kishte  interesim të madh në Prishtinë dhe në mbarë Kosovën. Këtë vit, në 151 zyrat tona përfaqësuese është e mundur të votohet në 73 shtete dhe ne e kemi rritur numrin e tyre në krahasim me vitin 2018. Shpresoj se do të jetë e dobishme për gjithë kombin tonë, vendin tonë”, theksoi Angılı.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …