Ylli Mece

YLLI MEÇE: 9 MAJI FITORJA MBI FASHIZMIN, POR DHE NJË KUJTESË PËR BASHKËPUNËTORËT E TIJ BALLISTO – ZOGISTË

Kanë kaluar gati me shumë se tre çerek shekulli që prej natës së vonë të 8 Majit 1945( në Moskë sapo kish filluar dita 9 maj) u firmos akti i përfundimit të luftës së dytë botërore e cila ishte lufta më të egër me e ashpër dhe më me shumë viktima që kishte parë ndonjë here historia. Lufta e dytë botërore e cila filloi me pushtimin e Polonisë në shtator te vitit 1939 në fakt ishte një luftë e cila pështjelloi keqas interesat e imperializmit evropian tashmë jo për konkurrencë ekonomike sepse ajo është e ngelet natyre e imperializmit, por kontradiktat në këtë fushë sidomos mes fuqive të mëdha patën arritur në një pikë të tillë saqë atë ishin të gatshme të kacafyteshin me njëra tjetrën për një rindarje të re territoriale. Lufta e parë ( 1914-18) e kish nxjerre të humbur e gjunjëzuar Gjermaninë por dhe Italinë e cila dhe kjo kishte humbur influencën e vet në Ballkan. Franca e Anglia kishin dalë fitimtare, teksa Amerika në luftën e parë nuk pati ndonjë rol të rëndësishëm, pavarësisht se dhe lufta e parë ishte një luftë botërore. Në këto kushte Gjermania nisi luftën e dytë, luftë kjo që mori përmasa tragjike për popujt Evropës por dhe në shumë vende te tjera të botës.

Lufta e dyte botërore në qendër të teatrit te veprimeve luftarake vendosi A. Hitlerin i cili njihej për pikëpamjet e tij ultra nacionaliste dhe që nuk mund të pajtohej kurrë me gjunjëzimin dhe poshtërimin si dhe me kushtet diskriminuese që i patën vendosur aso kohe fuqitë e mëdha Gjermanisë. Hitleri me ëndrrat e tij të çmendura, nën maskën e”mbrojtës” së të drejtave të pakicave gjermane që jetonin për-rreth kufijve të Gjermanisë në vendet fqinje, të cilat “ po diskriminoheshin” nga qeveritë po te këtyre vendeve i sulmoi dhe i pushtoi ato me radhë sikurse ishte, Polonia, Çekia, Austria, një pjesë e Francës(Republika e Vishisë), Belgjikën, vendet Nordike etj. Ai tentoi dhe për pushtimin e Britanisë, por vetëm sa e bombardoi atë me anë të inkursioneve te vazhdueshme te aviacionit, për ta shkatërruar atë dhe në të pastajmen për ta invaduar mbasi ta kish gjunjëzuar me anë të shkatërrimit, objektiv ky që nuk mundi ta arrinte dot. Marrëzitë e tij për të vendosur “një rend të ri botëror” fillojnë me sulmin e pa besë ndaj Bashkimit Sovjetik me 22 qershor 1941 ( me planin operacional “Barbarossa” – mjekër kuqi) dhe pse midis këtyre vendeve kishte një pakt mos sulmimi te firmosur ne gusht te vitit 1939.

Fillimisht ushtria naziste duke qenë e gjitha në gatishmëri luftarake shfrytëzoi me sukses befasinë e sulmit. Nga ana tjetër qeveritë e Francës, Anglisë dhe disa vendeve të ashtuquajtura asnjë anëse , nazistëve u dhanë kurajë me politikën e tyre “ të mos ndërhyrjes” ,me tulatjen e heshtur të vendeve imperialiste të Evropës të cilat nuk e kuptonin se do vinte dita që Hitleri do tu kthehej dhe atyre. Sulmi mbi B.Sovjetik dhe lufta heroike e këtyre popujve nën udhëheqjen e Stalinit, betejat e mëdha si ajo e mbrojtjes së Moskës, Kurskut, Stalingradit , Kievit etj u dhanë shpresë gjithë popujve të botës e sidomos të vendeve që vuanin shtypjen nazi – fashiste. Këto beteja dhe fitoret e tyre u dhanë zemër popujve të shtypur dhe shërbyen nga ana tjetër për të zhdukur psikologjinë e të ashtu quajturës mit i pathyeshmërisë së ushtrive gjermane. Kjo luftë vendosi në plan të parë patriotizmin dhe bashkëveprimin internacional të popujve por dhe qeverive të shumë vendeve kundër bishës naziste. Krijimi i koalicionit të madh aleat midis URSS, USA, Anglisë Francës( pjesa e pa pushtuar e saj) Kanadasë etj, bëri që të vlerësonin misionin që u pat ngarkuar epoka pavarësisht formës së regjimit të tyre. Kjo do të thoshte se Amerika e Roosveltit, Anglia e Curcillit, Franca e De Golit së bashku me Rusinë e Stalinit për të zhdukur fatkeqësinë që kërcënonte Evropën dhe botën duhej të bashkëpunonin ngushte me njeri tjetrin.

Zbarkimi i Normandisë në qershor te vitit 1944 ( operacioni “Neptun) ishte një marrëveshje jo vetëm e anglo franco amerikaneve kundër Gjermanisë por dhe një plan bashkëveprimi operacional midis Rusisë sovjetike që ngushtonte njërën nofull të darës dhe e shtrëngonte Hitlerin të mbyllej në bunkerin e vet nga ana e lindjes dhe nofulla tjeter e darës nga ana e perëndimit. Fundi i vitit 1944 e gjeti Gjermaninë krejtësisht brenda kufijve të vet të rrethuar nga të gjitha anët teksa aleati i saj Italia kishte 1 vit e gjysëm jo që kish kapitulluar por dhe populli italian ishte inkuadruar në luftën kundër ish aleatit të vet Gjermanisë por dhe fashisteve të Duçes. Mussolini u kap dhe u pushkatua me 25 prill teksa Hitleri 5 dite më vonë në dt 30 u vetëvra. Vetëvrasja e tij, de facto shënon vetëvrasjen e nazi fashizmit të zhytur në krimet më barbare e të pa para ndonjë herë në historinë e njerëzimit. Në të tilla kushte në mesnatën e dt. 8 Maj 1945 duke u gdhire data 9 midis përfaqësuesit te B. Sovjetik mareshalit Zhukov. Komandantit të ushtrisë feldmareshalit Kejtel, gjeneralit Totd u nënshkruar kapitullimi i fashizmit që njëkohësisht kjo njihet dhe si data e fitores mbi fashizmin.

 Pavarësisht se perëndimi feston ditën e 8 majit dhe lindja 9 majin, fitorja është një e vetme dhe u përket popujve Rusisë sovjetike dhe atyre evropiane .Kjo luftë popujve u kushtoi shumë shtrenjtë nga ku mbi 50 milionë u sakrifikuan për qëllimet e nazizmit hitlerian. Populli shqiptar me ushtrinë e tij të lavdishme Nac – çlirimtare dhe komandant E. Hoxhën u rreshtua në krahun e duhur të historisë dhe të nderit duke rënë për çlirimin e Atdheut dhe 28 mije dëshmorë .Fatkeqësisht kjo luftë ashtu sikurse pati rreshtime dhe pozicione të drejta historike që i vendosen popujt e këtyre vendeve ne piedestalin e nderit, pati dhe bashkë punëtorë dhe kolaboracioniste me nazifashistet. Ky fenomen u vërejt kudo në vendet e pushtuara dhe nuk ish rastësi. Përkrah tyre u rreshtua ne krahun e turpit pikërisht ajo shtresë e cila shikonte dhe kishte interesa të mëdha te nazizmi sikurse dhe ajo shtresë e trembur e cila jetën e vet e shikonte te frymëmarrja naziste. Për turpin e tyre kështu vepruan dhe ballisto – zogistat. Lufta kundër nazi fashisteve dhe koalicioni i madh Rusi-USA-Angli-Francë a nuk ish një shembull i thirrjes se Pezës ”Pa dallim feje- krahine- ideje në luftë kundër pushtuesve?! A nuk merrnin dot shembull ballisto- zogistat tanë nga ky bashkëpunim, në luftë kundër armikut?

Jo ata s’mund ta bënin dot këtë gjë sepse ishin përfaqësuesit e “ V. Kuislingut norvegjez” në Shqipëri. Lavdi luftës së popujve që çuan në fitoren e 9 Majit. Lavdi ushtrisë Nac- Cl komandantit të saj , komandanteve dhe komisareve te formacioneve partizane që na radhitën në podiumin e nderit të kombeve! Lavdi dëshmoreve tanë !

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …