Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati një takim  me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Takimi n u fokusua në diskutimin e dinamikave politike të vazhdueshme dhe qëndrimin e partisë në lidhje me zhvillimet aktuale. Ambasada theksoi produktivitetin e këtij takimi, ku u trajtuan pozicionet dhe vizionet e PDK-së në kontekstin e politikës kosovare. Ambasadori De Riu dhe Krasniqi diskutuan gjithashtu për kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme. Krasniqi theksoi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme vjen si përgjigje ndaj nevojës urgjente të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës për zhvillim, përparim dhe integrim. Ai gjithashtu falënderoi ambasadorin De Riu për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …