Ambasadori, Jeffrey Hovenier, e ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar si përfaqësues i Amerikës në vendin tonë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar si përfaqësues i Amerikës në vendin tonë. Pas takimit me  Vjosa Osmanin, Hovenieri ka theksuar simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e kishte nisur me vendosjen e një kurore lulesh tek shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Hovenieri ka thënë se që kur ka nisur punën në fund të viteve ’90-a, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita, ka thënë ambasadori Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …