Ambasadori, Jonathan Hargreaves kritikon veprimet e Qeverisë në veri, ndërsa Kurti i minimizon në komunikatën zyrtare

Aksioni i javës së kaluar i Policisë së Kosovës në veri, i udhëhequr nga Qeveria e Kosovës, ka shkaktuar reagime të ashpra nga partnerët ndërkombëtarë, veçmas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia. Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ishte ndër të parët që reagoi dhe mbajti  një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku u diskutuan shqetësimet e ngritura nga aleatët ndërkombëtarë. Ndërsa Zyra e Kryeministrit nuk përmendi këto shqetësime në komunikatën e vet, ambasadori Hargreaves bëri publike detajet e bisedës, duke theksuar se tema kryesore ishte shqetësimi i përbashkët i Britanisë së Madhe dhe partnerëve ndërkombëtarë rreth veprimeve të fundit të Qeverisë në veriun e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sali Bislimi nga protesta në Strasburg: “Zëri ynë nuk ndalet deri në lirimin e çlirimtarëve”

Pas një varg protestash të mbajtura në disa qytete evropiane, kërkesat për lirimin e ish-krerëve …