Duhet të forcohet tregu midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar të gjitha hapësirën që mos të ketë barriera për zhvillimin e shkëmbimeve midis nesh. Shtetasit e Shqipërisë kanë vështirësi për të marrë leje qëndrimi në Kosovë, kurse për të bërë biznes në Shqipëri procedurat tashmë janë më të çliruara. Kështu thotë ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku thekson se në vitin që lamë pas Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbyer 15 përqind më tepër se në 2018 dhe kanë shmangur disa barriera doganore, por prapë ka pengesa. Edhe pse marrëdhëniet politike së fundmi nuk janë të kënaqshme, veçmas prej iniciativës për Mini-Shengen Ballkanik, megjithatë sa i përket marrëdhënieve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës ka trend rritës. Minxhozi thekson se i takon qeverisë së ardhshme t’i përcaktojë prioritet e zhvillimit rajonal dhe nacional ndërkombëtar për Mini-Shengen, teksa deklaron se në radhë të parë të dyja qeveritë duhet ta forcojnë tregun midis Shqipërisë dhe Kosovës. Aii është i vetëdijshëm për qëndrimet e Kosovës dhe Shqipërisë rreth iniciativës për Mini-Shengen, sipas të cilit shpesh herë ka edhe konflikte verbale./kp/
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …