Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s Julianne Smith, tha se Rusia po përpiqet ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor

 Ambasadorja amerikane në selinë e NATO-s, në Bruksel, Xhulian  Smit, ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e Rusisë për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në një deklaratë për mediet  para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, Smith tha se NATO-ja është e përfshirë në monitorimin e kujdesshëm të veprimeve të Rusisë dhe po bashkëpunon me partnerët për të ruajtur stabilitetin në rajon. Smith përmendi se përpjekjet e Rusisë për destabilizim përfshijnë sulme hibride dhe fushata të ndarjes përmes dezinformimit. Ajo theksoi se NATO-ja monitoron situatën dhe punon ngushtë me vende anëtare, vendet aspirante dhe partnerët në rajon për të mbrojtur stabilitetin. Në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, pritet të mirëpritet edhe ministri i Suedisë si anëtar i ri i NATO-s, ndërsa gjithashtu do të shënohet 75-vjetori i themelimit të organizatës. Përveç agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, ministrat do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin me partnerët jashtë hapësirës euro-atlantike si Australia, Zelanda e Re, Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilët ndajnë vlerat e përbashkëta me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …