Sulmet Siri

Amerika ka fajësuar Rusinë për sulmin vdekjeprurës mbi karvanin e ndihmave në Halep

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fajësuar Rusinë për sulmin vdekjeprurës që ka ndërmarrë ditë më parë kundër karvanit të ndihmave humanitare që ishin drejtuar në Halep, ku janë mbetur nën rrethim dhe në gjendje tejet të rënë ekzistenciale qindra mijëra banorë të këtij qyteti.  BBC ka njoftuar se administrata amerikane sulmin e kanë cilësuar si tragjedi të madhe humanitare. Përgjegjës për sulmin mbi konvojin e ndihmave janë avionët rusë. Mirëpo Kremlini zyrtar mohon të ketë bombarduar  karvanin  duke konstatuar  se Qeveria amerikane nuk ka asnjë dëshmi që sulmi është kryer nga avionët rusë. Rusët thonë se incidenti është shkaktuar nga zjarri në terren, e jo nga ndonjë sulm ajror.

Kontrolloni gjithashtu

Banka Botërore e radhitë Shqipërinë me inflacion 13.2%, Kosovën 19.2%, Serbinë 19.3%, Maqedoninë 21.5% Malin e Zi 23.1%

Ngërçi politik rrezikon stabilitetin ekonomik të Kosovës – paralajmërimet e Bankës Botërore injorohen

Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës për gati katër muaj po thellon pasiguritë ekonomike dhe institucionale …